Visar Bekaj shpallet portieri më i mirë në Shqipëri
Arritjet e mëdha të portierit kosovar, Visar Bekaj vazhdojnë te Tirana.
Pas transferimit të Tirana nga FC Prishtina, Bekaj ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë, derisa ka bërë edhe paraqitje mahnitese.
Falë këtyre paraqitjeve të mrekullueshme gjatë vitit 2021, Bekaj sonte (e mërkurë) ka marrë çmimin e portierit më të mirë në Superligën e Shqipërisë.
Bekaj vazhdon me formën e lartë edhe këtë edicion, ku për këtë sezon vjeshtor në 14 paraqitje në Superligën e Shqipërisë ka pranuar vetëm nëntë gola dhe shtatë herë ka arritur të mbajë portën e paprekur.
Ndërkohë, Bekaj vazhdon të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Kosovës A, mirëpo nuk zhvillon minuta shkaku i konkurrencës së lartë të Aro Muric dhe Samir Ujkanit, që luajnë në Evropë.























