13:19 / 31.12.2021
Alarm i kuq tek Inter, 3 raste pozitive me Covid-19
Inter tashmë bëhet ekipi tjetër i radhës në Seria A që preket nga Covid-19.
Dje zikaltërit kryen teste molekulare për të ditur nëse ka lojtarë të prekur nga virusi apo jo. Pak çaste më parë kanë dalë përgjigjet ku rezultojnë pozitiv 3 lojtarë. Dzeko, Satriano dha Cordaz janë lojtarët pozitiv tek Inter. Lojtarët janë të izoluar në shtëpi dhe po ndjekin protokollin e caktuar.























