"Miqtë e Amerikës" ndan Flamurin e SHBA, për deputetin Hisen Berisha
Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në Forcën e Armatosur të Kosovës Shoqata "Miqtë e Amerikës" ndan Flamurin e SHBA, për deputetin Hisen Berisha.
Me këtë rast z.Berisha ka falenderuar SHBA-të për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës në të gjitha periudhat.
“Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është treguesi i përpjekjeve ushtarake e njerëzore për vlerat universale që promvon Amerika, lirinë, barazinë e demokracinë.
Ky nderim unik, do më shtyj dhe më ta kultivojë miqësinë e trasheguar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, amanet i Presidentit të lavdishëm Ibrahim Rugova dhe po ashtu si trashigimi t'ua përcjelli fëmijëve të mi! Kjo dhuratë sot, më bënë nder andaj deshta t'ju përshëndes me sinqeritet duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen!
Si shqiptar i devotshëm i cili ia dha tërsinë e tij fizike e intelektuale luftës për shtetin e Republikës së Kosovës edhe nje herë po konfirmojë me ndërgjegje të lartë se ndihem po kaq edhe amerikan!
Kjo do të jetë motivim për mua që të angazhohem për një Strategji Nacionale të zhvillimit të partneritetit strategjik me SHBA-në.
Ju falem nderit përjetësishtë!
Zoti e bekoftë miqësinë tonë!
Gëzuar Viti i Ri 2022!
Qoftë vit i mbarë!” thuhet në falenderimin e deputetit Hisen Berisha (Gjeneral i Pensionuar i FAK).

























