15:13 / 01.01.2022
Temperatura sot deri në 15°C, e bën të tretën më të ngrohtën në 50 vite
Në ditën e parë të vitit 2022, temperaturat kanë shkuar deri në 15°C, bën të ditur Prishtina Weather.
Sipas PW këtë ditë të 1 janarit e bën të tretën më të ngrohtën në këto 50 vite shënimesh në Kosovë.
“Temperatura ditën e sotme ka arritur deri në 15°C në aeroportin e Prishtinës, që e bënë këtë ditë të 1 janarit të tretën më të ngrohtën në këto 50 vite shënimesh”, thuhet në njoftim.























