16:34 / 01.01.2022
Vdes në moshën 74 vjeçare profesori Sabah Bytyqi
Sot ka ndërruar jetë,në moshën 74 vjeçare, njëri ndër krijuesi e spikatur shqiptar,prof.Sabah Bytyqi!
Prof.Sabah Bytyqi ka luajtur një rrol të pazëvendësueshëm në kultivimin e muzikës së mirfilltë shqiptare dhe në edukimin e shumë brezave në edukimin dhe formimin muzikor!
Vlen të theksohet që ishte themelues i shkollës së muzikës "Prenk Jakova" në Gjakovë, si dhe i festivalit të Gjakovës,festival ky me renome mbarkombëtare!
Mbledhja komemorative dhe varrimi do të mbahen nesër në orën 13 në varrezat e qytetit në gjakovë.























