Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Chelseat e Liverpool
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Stamford Bridge” mes Chelseat dhe Liverpoolit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, të dy skuadrat hynë drejt zhveshtoreve me nga dy gola të pranuara, respektivisht rezultati qëndron i barabartë 2:2.
Fillimisht, ishte Liverpooli ai i cili e nisi më mirë këtë pjesë të parë, ku e gjeti golin e epërsisë në minutën e 9’ përmes Sadio Manes.
Ndërkaq, epërsinë në 2:0 për “Të Kuqtë” e dyfishoi ylli egjiptian Mohamed Salah në minutën e 26 të ndeshjes.
Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt përfundimit, mesfushori i Chelseat Mateo Kovacic shënon gol në minutën e 42’ për ta ngushtuar epërsinë e Liverpoolit në 2:1, kurse tre minuta më vonë, sulmuesi anësorë Christian Pulisic shënon në minutën e 45’+1 shtesë për ta barazuar rezultatin në 2:2 për ChelseaN.
Rezultati i pjesës së parë është 2:2.























