23:46 / 03.01.2022
Bayern Munich konfirmon dy raste të reja pozitive në ekip
Bayern Munich është klubi i radhës që raporton dy raste të reja me infektimin e virusit Covid-19.
Klubi gjerman raporton në rrjetin e tyre social Twitter se Lucas Hernandez dhe Nianzou kanë rezultuar pozitiv pas testeve të bëra. Të dy lojtarët janë në gjendje të mirë dhe të izoluar në shtëpi, transmeton albeu.
Pak orë më parë Barcelona gjithashtu konfirmoi se Pedri dhe transferimi më i ri, Ferran Torres rezultuan pozitiv.























