Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Skënder Sherifi, autor, në lidhje të drejtpërdrejt flet për librin për pandeminë "Corona and Co".
Për temat "Një fundvit dhe fillimvit ndryshe" dhe "Çka presim nga viti 2022?", do të flas, Florent Rrahmani, sociolog.
Në lidhje të drejtpërdrejt do të flas, Ibrahim Gashi, profesor i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Për mungesën e infrastrukturës sportive në vendin tonë, do të flas, Naser Krasniqi, trajner i volejbollit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























