10:36 / 05.01.2022
Milani vazhdon kërkimet për një mbrojtës, del në skenë emri i Yerri Mina
Milani është në kërkim të një mbrojtësi që të zëvendësojë të dëmtuarin Simon Kjaer për pjesën e mbetur të sezonit dhe emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Yerri Mina.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, mbrojtësi kolumbian i Evertonit i është propozuar klubit kuqezi, që tashmë po vlerëson seriozisht këtë alternativë.
Në shënjestrën e Milanit është edhe Abdou Diallo i PSG-së si dhe Sven Botman, por kërkesat e Lille për këtë të fundit janë shumë të larta (30 milion euro).
Drejtuesit e “djallit” duan që të përforcojnë me çdo kusht qendrën e mbrojtjes gjatë merkatos dimërore.























