AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit Syla
BKT
Lajme

AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit Syla

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Hysni Syla.

"Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla", thuhet në telegram.

Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.

"Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune", shkruan AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla.


MË SHUME NGA Lajme