Australia kushtëzon Djokovic: Nuk do t’i lejohet hyrja i pavaksinuar
BKT
Sport

Australia kushtëzon Djokovic: Nuk do t’i lejohet hyrja i pavaksinuar

Qeveria e Australisë i ka kërkuar shpjegim tenistit serb, Novak Djokoviq, i cili ka shmangur rregullat e kontrollit mjekësor me një vendim përjashtues për të marrë pjesë në Australian Open.

Pjesëmarrja e tij në këtë event të rëndësishëm të tenisit mbetet ende në dyshim.

Kjo pasi ende nuk dihet se cili është statusi i tij i vaksinimit.

“Nëse nuk është i vaksinuar, do të duhet të ofrojë prova të pranueshme se nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore, në mënyrë që të mund të udhëtojë në të njëjtat kushte si personat e vaksinuar. Nëse kjo provë nuk mjafton, do të trajtohet si gjithë të tjerët (të pavaksinuar)”, deklaroi kryeministri i Australisë, Scott Morrison, gjatë një konference për shtyp.