12:29 / 05.01.2022
Martiali preferon kalimin te klubi i madh spanjoll
Sulmuesi francez, Anthony Martial është i gatshëm të largohet nga Manchester United dhe t’i bashkohet Sevillas në La Liga, raporton “Sky Sports”.
Anësori nuk po gjënë hapësira të mjaftueshme në skuadrën nga “Old Trafford” dhe dëshira e tij është të largohet në këtë afat kalimtar. 26-vjeçari është pjesë e Unitedit nga viti 2015.























