Ceremonia “Grammy Awards” mund të shtyhet për shkak të përhapjes së Omicron
BKT
Kulturë

Ceremonia “Grammy Awards” mund të shtyhet për shkak të përhapjes së Omicron

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” e paraparë të mbahet më 31 janar të këtij viti, mund të shtyhet, kjo për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid-19, Omicron.

Këtë vit “Grammy” shënon edicionin e 64-të.

Kjo do të ishte hera e dytë që ndodhë diçka e tillë si pasojë e Covid-19, transmeton rtv21.tv

Kujtojmë, vitin e kaluar që ishte paraparë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021 – më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shtye për 14 mars, pasi në Los Angeles(ku edhe mbahet kjo ceremoni), Covid-19 ishte përhapur në masë të madhe, rastet e reja ishin në rritje e sipër.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021. Jon Batiste prinë më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber.


MË SHUME NGA Kulturë