Lega Serie A nuk tërhiqet: Mjaftojnë 13 lojtarë, që ndeshjet të luhen
BKT
Sport

Lega Serie A nuk tërhiqet: Mjaftojnë 13 lojtarë, që ndeshjet të luhen

Covid ka shkaktuar kaos në Serie A, pasi ASL (autoritetet shëndetësore lokale) kanë bllokuar skuadrat dhe si rrjedhojë 4 ndeshje të javës së 20-të të kampionatit janë shtyrë.

Pavarësisht kësaj Lega Serie A nuk ka ndërmend që të ndalojë: ndeshjet do të vazhdojnë të luhen.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të ditës së djeshme, Lega do të vendosë disa rregulla të thjeshta (të ngjashme me ato të UEFA-s): nëse klubet do të kenë në dispozicion 13 lojtarë profesionistë, mes të cilëve të paktën 1 portier, duhet të luajnë.

Në të kundërt do të humbasin ndeshjen 3-0 në tavolinë dhe do të penalizohen me heqjen e një pike në renditje.

Lega synon që të jetë në një linjë me ASL dhe do të kërkojë që të respektohet rreptësishtë protokolli, sidomos në organizimin e udhëtimeve dhe transfertave.