Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Albana Sopa, nutriciste,dietologe dhe Bahri Sopa, nutricist, dietolog, do të flasin për dietën pas festave të fundvitit dhe si ta forcojmë imunitetin me anë të ushqimit.

Po ashtu, e ftuar tjetër do të jetë, Vjollca Dibra, autore.

Në lidhje të drejtpërdrejt, nënkolonel Basri Shabani, Drejtor Rajonal i Policisë në Ferizaj, flet për aktivitetet e drejtorisë së policisë në Ferizaj gjatë vitit 2021 dhe për planin e veprimit për 2022.

Në lidhje të drejtpërdrejt, do të flitet për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme