23:07 / 06.01.2022
Saranda Shala vjen me librin poetik "Fjalë zemre"
"Fjalë zemre" është titulli i librit poetik nga autorja, Saranda Shala.
Vlerësimin e tij për poezitë e ka dhënë redaktori Kozma Billa. "Autorja e këtij vëllimi poetik hyn në gjininë e poezisë si një poete e kompletuar që njeh jo vetëm rregullat e vjershërimit, por edhe stilistikën. Kjo vihet re, jo vetëm në vjershërimin tradicional, por edhe në vargun e thyer apo të lirë", ka thënë ai.
Autorja me profesion është gazetare dhe psikologe.
"Fjalë zemre" është libri i saj i parë.