12:32 / 07.01.2022
Hoxhaj për Ajshe Veselin: E dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Veseli me rastin e vdekjes së Ajshe Veselit.
Ai ka thënë se është e dhimbshme vdekja e saj pa e pasur afër të birin, Kadri Veseli.
“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit. Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë. Ngushëllimet më të thella familjes Veseli, të afërmve dhe miqve!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.























