15:53 / 07.01.2022
Ben-Meir: Vendimi për të dëbuar zyrtarin rus të UNMIK-ut i duhur
Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur person non grata zyrtarin rus të UNMIK-ut Andrei Antonov.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” Profesori Ben-Meir ka kritikuar edhe rritjen e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë.
Sipas Ben-Meir “Në kohën kur Serbia po forcon lidhjet me Rusinë, Kryeministëri i Kosovës Albin Kurti ka të drejtë të shqetësohet për diplomatët rusë në Prishtinë. Vendimi i tij për të dëbuar një zyrtar rus të UNMIK-ut për shqetësime të sigurisë kombëtare është masa e duhur.”























