Man City kalon me lehtësi në raundin tjetër të Kupës FA
BKT
Sport

Man City kalon me lehtësi në raundin tjetër të Kupës FA

Manchester City ka kaluar me lehtësi në raundin tjetër të Kupës FA.

Qytetarët’ kanë triumfuar me rezultat 4-1 si mysafir i skuadrës Swindon Town e cila gjendet në kategorinë e ligës së dytë në Angli.

Golashënuesit e Man Cityt ishin Bernardo Silva 14′, Gabriel Jesus 28′, Ilkay Gundogan 59′ dhe mesfushori i ri Cole Palmer 82′, ndërkohë për vendasit realizoi Harry McKirdy në minutën e 78-të.

Man City kalojnë kështu në raundin e katërt të Kupës FA teksa presin ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në tre ditët e ardhshme, transmeton lajmi.net

Shorti i raundit tjetër të Kupës FA do të zhvillohet të dielën.