Pochettino: Mbappe e Icardi mund të luajnë bashkë
Në prag të ndeshjes kundër Lyonit, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, foli në një konferencë për shtyp për momentin që po kalon skuadra e tij, raportojnë mediet franceze.
Tekniku argjentinas më shumë u përqendrua tek Mauro Icardi dhe Neymar, ky i fundit akoma po rehabilitohet në vendlindjen e tij në Brazil.
“Para nisjes për në Brazil, data e kthimit ishte caktuar nga Neymar. Ai vazhdon rehabilitimin e tij nën mbikëqyrjen mjekësore”, tha Pochettino.
“Nga ana tjetër, Icardi po bën mirë dhe po stërvitet mirë. Është në gjendje të mirë”.
Marrëdhënia tij me Kylian Mbappe-n? Ata nuk kanë luajtur shumë bashkë, por mendoj se janë dy lojtarë që mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Ata kanë karakteristika të ndryshme, por mund të jenë partnerë. Do të shohim nëse do të luajnë së bashku të dielën”, përfundoi Pochettino.























