Barcelona lëshon pikë kundër Granadas
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Nuevo Los Cármenes”, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, gjigandi katalunas Barcelona ka arritur të barazojë me rezultat 1:1 me skuadrën e Granadas, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Luuk de Jong, i cili shënon golin e epërsisë për Barcelonën në minutën e 57’ të ndeshjes.
Kur shihej se Barça veçse kishte siguruar pikët e plota, skuadra e Granadas arrin ta barazojë rezultatin në 1:1 në minutën e 89’ të ndeshjes përmes golit të Puertas, kështu duke ia mohuar fitoren Barcelonës.
Me pikët e reja, Barcelona zë vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 32 pikë, tetë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Granada që renditet në pozitën e 12 me 24 pikë të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes mes Granadas dhe Barcelonës është 1:1























