Nadal fiton finalen në Australi, prek titullin numër 89 në ATP
BKT
Sport

Nadal fiton finalen në Australi, prek titullin numër 89 në ATP

Rafael Nadal ka fituar një tjetër titull.

Reketi spanjoll ka bërë një rikthim fantastik në fushën e tenisit, pasi ishte jashtë për një kohë të gjatë si pasojë e një lëndimi.

Ai ka fituar Melbouerne Summer Set (ATP 250), duke fituar finalen ndaj Maxime Cressy, me rezultatin 7-6 dhe 6-3.

Ky është titulli numër 89 i Rafael Nadal në ATP, dhe i pari që kur fitoi Master 1000 në Romë, në fvitin e kaluar.

Nadal tashmë ka tejkaluar John McEnroe, Michael Chang dhe Stefan Edberg në numrin e trofeve në këtë turne (23).

Reketi spanjoll vuajti së fundmi nga Covid-19, por përballej edhe me një lëndim fizik, por rikthimi ishte më i miri i mundshëm për të.