Milani mposht Venezian, merr kreun e tabelës
BKT
Sport

Milani mposht Venezian, merr kreun e tabelës

Milani ka treguar lojë të madhe në udhëtim duke e mposhtur me rezultat 3:0 Venezia-n, në takimin e javës së 21-të në Serie A.

Futbollistët kuqezi treguan angazhim të madh duke e tundur tre herë portën e vendasve.

Nga minuta e 58-të, Venezia pati punë edhe më të vështirë pasi që mbetet me një lojtar me pak, Svoboda përjashtohet direkt me karton të kuq.

Ibrahimoviç (2'), Hernandez (48' e 59'-nga penalltia) shënuan për “rossonerët”.

Milani merr kreun me 48 pikë, ka dy ndeshje e dy pikë më shumë se Interi, derisa Venezia është e 16-ta me 17.