MMPHI: Rrugët regjionale dhe nacionale janë të qarkullueshme
BKT
Lajme

MMPHI: Rrugët regjionale dhe nacionale janë të qarkullueshme

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Sipas informatave, të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Edhe pse  ka pasë reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve.

Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here.

Kërkojmē nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!​


MË SHUME NGA Lajme