12:42 / 10.01.2022
Kurti: Telekomin do ta kthejmë prapë lider në vend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Telekomi duhet që të kthehet në gjenerues të mirëqenie.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërmarrjen publike, Telekomi i Kosovës do ta vendosin në binarët e zhvillimit dhe ta bëjnë sërish lider në vend.
Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, tha se Telekomi duhet të nxjerret nga kriza.
Përkrahje Telekomit i shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë.























