Kadri Veseli arrin në Kosovë
BKT
Lajme

Kadri Veseli arrin në Kosovë

Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, sipas burimeve të veriu.info.

Po ashtu, ky portal mëson nga burimet e tij se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht pritet të shkojë tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Sipas burimeve të Veriu.info Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Veseli gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.

Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare.


MË SHUME NGA Lajme