Tranzicionet e pafund në Ballkan dhe në veçanti tek shqiptarët
Sharr Travel

Tranzicionet e pafund në Ballkan dhe në veçanti tek shqiptarët

Një veçori e përbashkët e shqiptarëve në qasjen e tyre politike në Ballkan është konzervimi i pushtetit mbi të gjitha, një kompleks i rëndë i egoizmit dhe autotarizmit patologjik.

Lugina e Preshevës në këtë aspekt nuk paraqet ndonjë përjashtim, por më shumë vërteton atë që shqiptarët e shpërndarë në Ballkan nuk po i'a dalin dot në tranzicionin e pushteteve demokratike dhe reformave të subjekteve politike. Andaj, ashtu edhe në Luginën e Preshevës një shumicë e madhe e lidershipit shqiptarë është instaluar qysh tri e më shumë dekada më parë. Sistemi operativ i tyre ka programe ideologjike totalitare e komuniste e cila ka mbijetuar dhe mbijeton nga indiferenca e shumicës dhe apatisë sonë të përbashkët në luftimin e antivlerave.

Ashtu si në Bujanoc edhe në Preshevë kemi raste konkrete që pasqyron më së miri atë që shtjellova më lartë. Ragmiu është një shembull “par excellence” në Preshevë, që tani përgaditet të kap edhe zyrtarisht pushtetin e Komunës së Preshevës, pasi kishte përfunduar pazarin e shitblerjes dhe interesave të ngushta klanore në arritjen e një marrëveshje për të zhytur edhe më thellë vendin tonë në humnerë.

Ai ka mandatin e pestë si kryetar i një organizate të shndërruar në entitet klanor ekonomik, ndërkaq ka sunduar si kryetar i Komunës së Preshevës në mandatin e tij të katërt. Cilësia e tij morale në politik dihet botërisht, meqë është autor i qindra skandaleve dhe hajnive tipike në pushtetin lokal. Nuk kam se si të i listoj të gjitha skandalet e tij, meqë qytetarët e Komunës së Preshevës i dinë në detaje të githa. Në egon e tij të pangopur shkatërroi edhe PDSH-në, subjektin e parë politike të themeluar në Luginën e Preshevës pas largimit të monizmit të Jugosllavisë titiste. Ka shpartalluar këtë subjekt dhe mbahet gjallë nga puthadorët dhe servilët e tij personal në këmbim të asfaltimeve të rrugëve private të tyre, punësimeve ilegale, ndarjen e subvencioneve në emër të OJQ-ve dhe shumë e shumë mekanizmave të specializuara të hajnisë. Sepse i tillë është.

Skemat e tij të uzurpimit, kapën edhe subjektin e dytë që ka funksionuar dhe funksionon nën direktivat e ish kryetarit që mbajti në dorë të hekurt 27 vitë më rradhë. Tani së paku në qeverisjen tonë tri vjeçare në Komunën e Preshevës, kultura, vlerat dhe modeli i qeverisjes demokratike ka sjellur ndryshimet e duhura. Qytetarët e Komunës së Preshevës kanë parë një ALTERNATIVË të re të qeverisjes që duhej reflektuar edhe tek klasa e vjetër politike drejt reformave të thella bazike.

Duhet së bashku si një aleancë e vlerave demokratike të përkujdesemi që keqqeverijsa e atyre që kanë kapur pushtetin me pazaret politike të rëndoj sa më pak tek qytetarët.

Shqiprim Arifi- Autori ka qenë kryetar i Komunës së Preshevës ndërsa tani është në opozitë.