Arlinda Rushiti me sukses të lartë, prek finalen e ITF World Tennis Tour
Tenistja kosovare Arlinda Rushiti ka arritur të kualifikohet në ITF World Tennis Tour, Monastir 25K.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Tenisit e Kosovës në llogarinë e vet në Facebook.
“Rezultat i jashtëzakonshëm, Arlinda Rushiti finaliste në ITF World Tennis Tour, Monastir 25OK”, shkruan FTK-ja.
“Gjatë datave 3-9 janar 2022 është mbajtur turneu i nivelit botëror ITF Ëorld Tennis Tour ‘Magic Tour’ Ë25 Monastir i cili u mbajt në Tunizi”.
Rushiti në finale u mund nga tenistja ruse, Irina Khromacheva, me rezultat 2:1 në sete, 1:6, 6:4, 7:5.
“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm i arritur nga Arlinda Rushiti dhe më i madhi nga tenistet femra shqiptare e nga Kosova”/
“Kujtojmë se tenistja kosovare, Arlinda Rushiti që jeton në Zvicër, është tenistja që i ka sjellë më së shumti fitore Kosovës në Kampionatin Botëror për femra, Billie Jean King Cup”.























