Haradinaj për gjendjen e rrugëve:Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë n’befasi
BKT
Lajme

Haradinaj për gjendjen e rrugëve:Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë n’befasi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Sipas tij, bora e ka zënë Qeverinë në befasi.

Ai ka thënë se kontratat e mirëmbajtjes janë në fuqi tash e sa muaj, por se rrugët nuk po mirëmbahen nga kompanitë e kontraktuara nga institucionet.

Reagimi i tij i plotë:

Reshjet e borës sot e vëshirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj.

Janë po të njejtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeqare në një vjeçare.

Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!


MË SHUME NGA Lajme