12:18 / 11.01.2022
Futbolli turk në zi, ndahet nga jeta mbrojtësi 27-vjeçar i Konyasporit
Futbolli turk është në zi. Tragjedi e vërtetë për ekipin e Konyasporit, por jo vetëm.
Mbrojtësi 27-vjeçar, Ahmet Calik, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ai u përfshi në një aksident automobilistik që rezultoi fatal për të.
Mbrojtësi, që ishte shok ekipi me Zymer Bytyqin, Sokol Cikalleshin dhe Endri Çekiçin, humbi kontrollin e makinës e cila u përmbys dhe doli nga rruga. Ndihma ndaj futbollistit nuk rezultoi efikase duke futur gjithë botën e futbollit në zi.























