54-vjeçari Miura nënshkruan kontratë të re me skuadrën japoneze
BKT
Sport

54-vjeçari Miura nënshkruan kontratë të re me skuadrën japoneze

Futbollisti më i vjetër profesionist në botë, Kazuyoshi Miura, do të vazhdojë të luajë të paktën edhe për një vit.

54-vjeçari Kazuyoshi Miura i cili vazhdon ende të luajë futboll, tani ka rinovuar kontratën me një skuadër të ligës së katërt të Japonisë, raporton ‘ESPN’, përcjell lajmi.net.

Miura pranoi se kishte oferta nga disa klube rreth Japonisë, si dhe jashtë shtetit pas largimit të tij nga skuadra më e mirë Yokohama FC në J-League, por zgjodhi të ribashkohej me familjen në atë që do të jetë klubi i 15-të i karrierës së tij.

Sulmuesi mbush 55 muajin e ardhshëm dhe ka shprehur dëshirën të vazhdojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare, që do të thotë më shumë se 40 vite futboll profesionist.

Miura ishte një nga lojtarët më të mirë në futbollin japonez pas fillimit të J-League në 1993, duke udhëhequr skuadrën e tij Verdy Kawasaki drejt dy titujve të ligës dhe shënoi mbi 100 gola për klubin. 54-vjeçari gjithashtu bëri 89 paraqitje për kombëtaren e tij dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në vend me 55 gola.

Miura e bëri debutimin e tij në vitin e largët 1986.