Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi, lëndohen 6 persona
BKT
Lajme

Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi, lëndohen 6 persona

Rreth orës 22:00 në vendin Veliki Kupci afër Krushevcit, një autobus i kompanisë “Zhitia tours” ka rrëshqitur nga rruga dhe është rrokullisur.

Bëhet fjalë për autobusin që udhëton në linjën Prishtinë – Grac i Austrisë.

Nga kompania “Zhitia Tours” kanë bërë të ditur për KosovaPress se fatmirësisht nuk ka viktima dhe se janë 5-6 persona që kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas tyre shkak i aksidentit, ka qenë rruga e rrëshqitshme dhe kushtet e vështira atmosferike.


MË SHUME NGA Lajme