“Hani më mirë, jo më pak”
Ajo është një blogere e re sa i takon ushqimit, pas të cilës mund të marrësh frymëzim. “Hani më të mirë, jo më pak” është një moto, një libër, një filozofi e jetës për Nadia Damaso, 21-vjeçaren e re, blogere e ushqimit në Cyrih. Me ide të qarta dhe një pasion për ushqimin, kjo gjë e çoi atë të publikojë librin e saj të parë të recetave që 19 vjeçe.
Në këtë periudhë, Nadia është duke punuar për një vëllim të dytë, ku për të gjetur frymëzim është duke udhëtuar nëpër botë në zbulim të shijeve dhe recetave të reja: Vietnam, Japoni, Kore e më pas në Kamboxhia, Tailandë.
Ajo ka rrëfyer përzgjedhur në faqen lifestyle të yahoo-së pikërisht për stilin e saj të veçantë të ushqyerjes. “Që 10 vjeç e dija që do të merresha me diçka krijuese, që ndoshta do të ishte frymëzim për njerëzit. Tani e kam shumë të qartë se çfarë dua të bëj”. Dhe për të ardhmen? “Nuk më bëhet vonë. Nuk më intereson, mjaft të ndjek pasionet e mia”. Spontane dhe e ëmbël si çdo vajzë e re, Nadia është një shembull për t’u ndjekur. Nisur dhe nga vetë motoja e saj “Hani më mirë, jo më pak”.
“Një grua kur dëshiron të humbasë peshë, ndalon së ushqyeri, ose kufizohet në të ngrënë. Por nuk e di ndoshta se ka shumë ushqime të shijshme që janë edhe të shëndetshme. Ka shumë alternativa dhe mjaftojnë ndryshime të vogla”, rrëfen Nadia.























