Gazetari Berisha premton 50% të pagës për forcimin e Ushtrisë së Kosovës
Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, ka shprehur gatishmëri që 50 përqind të pagës për 10 vjetët e ardhshme t`i transferojë në një fond shtetëror për forcimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Berishës, siguria kombëtare e shtetit tonë në të gjitha pikëpamjet, padyshim që është interes strategjik, përcjell Periskopi.
Më poshtë keni postimin e plotë:
Me shkas nga takimi NATO-RUSI!
Siguria kombetare e shtetit tone ne te gjitha pikepamjet, padyshim qe eshte interes strategjik. Publikisht po e them se, jam i gatshem qe 50 per qind te pages, per 10 vjetet e ardhshem, me perkushtimin me te palekundur, ta trasferoje, ta zeme ne nje fond shteteror per forcimin e ushtrise, inteligjences e mekanizmave te mbrojtjes se shtetit. Faleminderit shume nga aleatet tane por ne vet duhet ta mbajme shtetin, te deshmojme atdhedashuri ne çdo kohe e rrjedhimisht te meritojme respektin e çdokujt!
Ne rrethanat kur kemi marredhnie kritike te sigurise sot ne bote per shkak te nje Rusie te rebeluar te qeverisur nga autokrati Putin, planet e tij qe te pushtoje Ukrainen e njekohesisht te perfaqesoje nje lloj kercenimi direkt per SHBA-te dhe perendimin, gje qe nuk ia arrin dot besoj, nga ana tjeter e shoh te nje rendesie jetike qe te mos e marrim me shaka, droje e panike dialogun Kosove-Serbi. Ta mbyllim kete teme pa humbur kohe!
Shqiptaret ne Ballkan, rolin aktual historik si faktore padyshim me peshe sot me 2022 me ndihmen e SHBA-ve dhe aleateve, duhet ta shfrytezojne maksimalisht kete perkrahje qe te jemi forca kryesore ne Ballkan, me rol kryesor ne siguri, ekonomi, prodhim etj, etj...! Por Izraeli i dyte ne nuk mund te behemi keshtu, siç jemi te renduar nga klima e perçarjes, urrejtjes dhe mosdurimit.























