16:54 / 13.01.2022
Parashikimi i motit në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë një mot relativisht i qetë.
Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet minus 8 deri minus 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.























