Feronikeli, largohet edhe Behar Maliqi
BKT
Sport

Feronikeli, largohet edhe Behar Maliqi

Behar Maliqi e ka ndërprerë bashkëpunimin me Feronikelin. 

Largimin e ka njoftuar vet Maliqi përmes një postimi në Facebook.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC FERONIKELI.

Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkëlojtarët dhe  tifozët Tigrat e zi, për mbështetjen e dhënë.

Klubit i dëshiroj shumë sukses në vazhdim dhe shpresoj shumë që të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden dhe të kthehen aty ku e kanë vendin – në majenë e futbollit Kosovar.

Me respekt, Behar Maliqi”, shkruan Maliqi.