Bordi i RTK-së mban mbledhjen e radhës më 16 janar
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës pasnesër, me datë 16 janar, për të diskutuar për buxhetin dhe skemën programore të vitit 2022.
Gjithashtu, në këtë mbledhje do të ketë edhe pika të tjera të diskutimit, sipas komunikatës, që kanë të bëjnë me zhvillimet në RTK.
Komunikata e plotë:
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës me 16 janar 2022, duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të diskutohet për buxhetin dhe skemën programore të vitit 2022.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe plani strategjik për periudhën 2022 - 2024 i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe plani vjetor për periudhën 01.01.2022 – 31.12.2022. Gjithashtu do të diskutohen edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet në RTK.