Kurti falënderon deputetët:Kosova është sovrane, e ashtu duhet të trajtohet
BKT
Lajme

Kurti falënderon deputetët:Kosova është sovrane, e ashtu duhet të trajtohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër mbajtjes së referendumit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebooki, kryeministri ka falendëruar deputetët për votën e tyre, duke thënë se qëndrimi i institucioneve është qëndrim parimor në mbrojtje të ligjshmërisë në vend.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët. Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona.

Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet.


MË SHUME NGA Lajme