Zmbrapset Beogradi, serbët nga Kosova do të votojnë në Serbi
BKT
Lajme

Zmbrapset Beogradi, serbët nga Kosova do të votojnë në Serbi

Mediat në Serbi raportojnë se meqë Kosova nuk lejoi të mbahet referendumi në Republikën e Kosovës, serbët e Kosovës kanë mundësi të votojnë në Kurshumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje.

Serbët e Kosovës do të mund të votojnë në 45 qendrat e vendvotimeve në këto katër qytete, raporton RadioTelevizioni i Vojvodinës.

Gjithashtu, votat e votuesve nga Kosova nuk do të ndahen veçmas, por do të bëhen bashkë me votat e votuesve të qytetarëve tjerë që votojnë në këto qytete.

Gjithashtu, kryetari i organizmit të procesit zgjedhor atje, Vladimir Dimitrijeviq, njoftoi se vendvotimet hapën në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 8 të mbrëmjes.

Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime.

Ambasadorët e Quint’it në Kosovë bënë thirrje që të lejohet që ky referendum të mbahet në Kosovë, por kjo gjë u kundërshtua kategorikisht nga forcat e mëdha politike në vend.

Madje, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.


MË SHUME NGA Lajme