19:47 / 17.01.2022
Osmani dekoron me urdhërin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka dekoruar me urdhërin “Hero i Kosovës, ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.























