17:07 / 18.01.2022
Ambasadori Hovenier konfirmon mbështetjen e palëkundur amerikane për KFOR
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier është pritur sot në një takim nga komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Ambasada amerikane në një postim në Facebook, ka thënë se ambasadori Hovenier ka deklaruar se takimi me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Kajari, riafirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-ve për KFOR-in.
“Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhatë ndër aleatët, janë dëshmi e angazhimit tonë për rolin e domosdoshëm të KFOR-it duke siguruar stabilitet rajonal”, citohet të ketë thënë ambasadori Hovenier.























