Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë janë Bajram Gashi, kryetar i klubi i motoristëve veteranë të UÇK-së dhe Agron Kajtazi, anëtar i klubit.

Fanol Shala Kryetar i klubit paraglajdist “Shqiponjat e Kastriotit”, flet për temën sportet ekstreme-përtej kufijve.

Kurse mysafir tjetër është Granit Musliu tenori shqiptar  pjesë e operës shtetërore të Bavarisë. Ai flet për përgatitjet për operën “Ariadne auf naxos” të strauss.

Nga sot testet rapide në kryeqytet shtatë ditë në javë, për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.

Afrim Avdaj  , Drejtor i Spitalit Rajonal në Prizren, flet për gjendjen me covid,  shërbimet , furnizimi me barna,procesi i vaksinimit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së

 

 


MË SHUME NGA Lajme