22:10 / 20.01.2022
Shkumbin Ahmetxhekaj nis punën si ud. Drejtor i Përgjithshëm në RTK
Ud. i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj, mori sot detyrën pas shkarkimit të Ngadhnjim Kastratit nga kjo pozitë.
Shkumbin Ahmetxhekaj ka nisur sot punën si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Ahmetxhekaj u votua dje në këtë pozitë, pasi Bordi i Mediumit Publik, me 9 vota pro, e shkarkoi nga detyra drejtorin Ngadhnjim Kastrati, për shkak të dështimit në kryerjen e punëve në mënyrë efektive.
Drejtori Ahmetxhekaj mund ta ushtrojë këtë detyrë deri në 6 muaj, ndërsa në bazë të statutit të ndryshuar, ka të gjitha kompetencat e drejtorit të përgjithshëm.
























