Superliga e Shqipërisë, Laçi fiton derbin kundër Teutës
Sport

Superliga e Shqipërisë, Laçi fiton derbin kundër Teutës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

90’ minuta lojë nuk kanë mjaftuar që të zhbllokohet rezultati në stadiumin “Air Albania”, ku skuadra e Partizanit ka barazuar pa gola me Kastriotin. Ndërkaq, derbin mes Teutës dhe skuadrës së Laçit e ka fituar kjo e fundit, ku si mysafire në stadiumin “Niko Dovana” siguroi fitore me rezultat 4:2 kundër kampionit aktual të Superligës së Shqipërisë. Me pikët e reja, skuadra e Laçit i afrohet liderit të tabelës Tiranës në vetëm tre pikë, ku zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 31 pikë, 12 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Teuta që renditet në vendin e gjashtë. Në anën tjetër, pas barazim të sotëm, Partizani zë vendin e pestë në tabelë me 22 pikë, kurse Kastrioti renditet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë të arkëtuara. Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Partizani 0 – 0 Kastrioti

Teuta 2 – 4 Laçi.


MË SHUME NGA Sport