Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Sheshi Skenderbe, do të flitet për orarin e ri të qarkullimit të trafikut urban në Prishtinë. Poashtu do të flitet për 20 vjetorin e themelimit të Fakultetit të Edukimit.

E ftuara e parë do të jetë Florina Jerliu, profesoreshë e arkitekturës, e cila do të flasë rreth dy temave, “Ndërtesa të vjetra, dizajne të reja” dhe për transformimet arkitekturale.

Ndërsa, Dr. Necat Kaplan, kirurg i përgjithshëm, do të flasë për shpresën për personat me diabet, operimi i diabetit të tipit 2 po rezulton i suksesshëm.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga "Sahat Kulla', ciceroni për qytetin e Prishtinës, Muamer Hasani do të flasë rreth temës “Prishtina turistike gjatë dimrit”.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të njoftojë se si do të jetë moti këtë javë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme