Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Sheshi Skenderbe, do të flitet për orarin e ri të qarkullimit të trafikut urban në Prishtinë. Poashtu do të flitet për 20 vjetorin e themelimit të Fakultetit të Edukimit.
E ftuara e parë do të jetë Florina Jerliu, profesoreshë e arkitekturës, e cila do të flasë rreth dy temave, “Ndërtesa të vjetra, dizajne të reja” dhe për transformimet arkitekturale.
Ndërsa, Dr. Necat Kaplan, kirurg i përgjithshëm, do të flasë për shpresën për personat me diabet, operimi i diabetit të tipit 2 po rezulton i suksesshëm.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga "Sahat Kulla', ciceroni për qytetin e Prishtinës, Muamer Hasani do të flasë rreth temës “Prishtina turistike gjatë dimrit”.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të njoftojë se si do të jetë moti këtë javë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























