10:35 / 25.01.2022
Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë nis vizitën në Kosovë
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka pritur në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Fillimisht takimi po mbahet i mbyllur për media, por pas mbledhjes do ketë adresim për medie.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të takohet sot edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.























