10:39 / 25.01.2022
Ushqimet që duhet të konsumoni për të rritur temperaturën e trupit
Ushqimi që hani ndikon në trupin tuaj. Kur temperatura bie dhe fillon moti i ftohtë, duhet të ushqeni trupin tuaj me ushqim që mund të ndihmojë në rritjen e temperaturës së trupit dhe t’ju bëjë të ndiheni të ngrohtë. Këtu janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të jeni ngrohtë në mot të ftohtë.
Në përgjithësi, ushqimet që treten më shumë mund të ndihmojnë në rritjen e temperaturës së trupit dhe t’ju bëjnë të ndiheni më ngrohtë. Termi mjekësor për këtë proces është termogjeneza, që është procesi i prodhimit të nxehtësisë nga trupi juaj i shkaktuar nga metabolizmi i ushqimit. Kërkoni ushqime të pasura me yndyrna të shëndetshme, proteina dhe karbohidrate. Shumë nga këto ushqime janë më komplekse dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur.























