Eriksen stërvitet me Ajaksin, por e ardhmja është në Angli
Sport

Eriksen stërvitet me Ajaksin, por e ardhmja është në Angli

Christian Eriksen rikthehet në fushën e lojës dhe ka filluar stërvitjet me Ajaxin në pritje të një skuadre të re.

Ish-mesfushori danez i Interit është gati të transferohet në Angli te Brentford, por për momentin kërkon të gjejë formën fizike.

Skuadra e Ajaxit i ka hapur dyert Eriksenit dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve sociale. “Legjendat janë gjithmonë të mirëpritura. Eriksen po stërvitet me skuadrën e të rinjve gjatë kësaj jave. Danezi do të kërkojë të gjejë formën në kërkim të klubit të ri”, shkruhet në njoftim.

Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë Europianit në verë dhe ka vendosur një defibrilator në zemër. Kjo gjë e bëri të pamundur vazhdimin e karrierës në kampionatin italian pasi ka rregulla të rrepta.