Deputeti Reçica takon në Zvicër ekspertin e energjisë Adhurim Haxhimusa
BKT
Lajme

Deputeti Reçica takon në Zvicër ekspertin e energjisë Adhurim Haxhimusa

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët në Zvicër, ka takuar sot ekspertin e fushës së energjisë Adhurim Haxhimusa. 

Përmes një postimi në Facebook, Reçica shprehet se qytetarët e Kosovës në diasporë kanë arritur majat e suksesit në biznes, sport, mjekësi, sistem bankar, politikë e në shumë pore të shoqërisë zvicerane. 

“Një prej të suksesshmëve është edhe Adhurim Haxhimusa, një intelektual i ri e shumë i suksesshëm, mik i imi dhe i familjes, doktorant i Universitetit të Vjenës, me temën „Rregullimi i industrive të rrjetës“ me fokus të veçantë në energji, e shpallur si doktoraturë e vizionit. Adhurimi aktualisht ligjëron në Universitetin e Shkencave të Aplikueshme në Grizon të Zvicrës në Qendrën e Hulumtimeve të Politikave Ekonomike.”, shkruan ai. 

Reçica thekson se ekspertë si Adhurimi me njohuri të jashtëzakonshme për energjinë i duhen vendit. 

“Diaspora jonë është burim i dijes dhe përvojës. Është mundësi shumë e mirë për të marrë praktikat dhe njohuritë më të mira evropiane në fushën e energjisë me qëllim të përmirësimit të krizës, të shkaktuar nga një qeveri e padijshme dhe e papërgjegjshme, duke i lënë qytetarët në terr.”, shkruan ai.


MË SHUME NGA Lajme